Lëvizja “Vetëvendosje” ka protestuar kundër diagolut që mendohet se do të nisë mes Prishtinës dhe Beogradit.

Për aktivistët e kësaj lëvizjeje, nuk mund të bisedohet me një shtet që nuk e njeh ekzistencën e Kosovës.

Më herët, lideri i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti deklaroi se negociatat e reja me Serbinë vetëm sa do të përkeqësojnë situatën politike dhe do të tkurrin sovranitetin e Kosovës.

“Negociatat e reja do të kenë kuptimin e njohjes së Serbisë nga ana e Kosovës, ç’ka do të thotë se Kosova, ndonëse e pavarur, do ta njohë Serbinë si faktor”, tha Kurti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA