Kryetari i komitetit për politikën e jashtme në Dumën ruse, Konstantin Kosacov ka deklaruar se me ndryshimin e rezolutës dhe miratimin e saj në OKB.

Serbia po e humbet përfundimisht Kosovën. Sipas Kosacov, me miratimin e saj, Serbia po humbet gjithashtu kredibilitetin e saj në rang ndërkombëtar dhe reputacionin për mbrojtjen e territorit.

“Druaj se me devijimin e parimit të paprekshmërisë së kufijve, autoritetet në Beograd do ta humbin edhe territorin e tyre historik, si dhe respektin brenda bashkisë ndërkombëtare”, ka pohuar Kosacov.

I cituar nga mediat serbe, Kosacov ka vlerësuar se Beogradi e coi vetë rezolutën drejt një absurditeti dhe ka nënvizuar se për pasojë mund të vijë një valë njohjesh të pavarësisë së Kosovës.

Top Channel