AAK ka bërë përgjegjës tre liderët kryesorë të shtetit të Kosovës për refuzimin e Hagës ndaj kërkesës për lirimin e Ramush Haradinajt.

Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi ka deklaruar se si presidenti Sejdiu, si kryeministri Thaci, ashtu dhe kryeparlamentari Krasniqi nuk kanë dërguar asnjë letër të vetme që të mbështesë garancinë e ofruar nga EULEX.

Pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, AAK ka shprehur shqetësimin e saj për vendimin negativ të gjykatës së Hagës, për mbrojtjen në liri të Haradinajt.

“AAK pret që rigjykimi i ish-kryeministrit të Kosovës të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur dhe që ai të kthehet i pafajshëm pranë familjes”, ka deklaruar AAK.

Top Channel