
Μesazhe optimizmi për ekonominë ka cuar ndaj bashkëqytetarëve të tij kryeministri grek Jorgos Papandreu në fjalimin e hapjes se Ekspozitës Ndërkombëtare në Selanik.
Kryeministri grek ka deklaruar se do te reduktoje taksat per bizneset, do te shpejtoje liberalizimin e profesioneve te mbyllura, do te rikonstruktoje Sherbimin Grek te Hekurudhave dhe nderrmarjet e tjera shteterore, si dhe do te liberalizoje tregun e energjise. “Shpetuam vendin nga falimentimi”, ka deklaruar Papandreu dhe eshte duartrokitur nga dashamiresit dhe simpatizantet e partise se tij.
“Sot ndodhemi ne nje periudhe tranzicioni. Nje periudhe kalimtare aspak e lehte. I njoh problemet, njoh veshtiresite. Jam ne krah te atyre qe paguajne mekatet e te tjereve. Por ky tranzicion, sado i dhimbshem qe te jete, eshte procesi qe do te linde nje Greqi te ndryshme”, theksoi ai.
Por ne rruget perreth salles e kongreseve ku ai mbante fjalimin, mbi 25.000 qytetare greke kane protestuar ndaj masave antikrize, nen vezhgimin e rrepte te forcave policore nga toka dhe nga qielli. Ne fillim kane protestuar militantet e Partise Komuniste, me pas sindikatat e sektorit shteteror dhe atij privat.
Ne fund, anarkistet greke, te cilet jane perpjekur te cajne brezat mbrojtes qe kishte krijuar policia, por pas nderhyrjes se saj me bomba me gaz lotsjelles, demonstruesit jane shperndare, ndersa jane shoqeruar ne rajon mbi 35 te rinj.
Megjithe masat e ashpra antikrize, socialistet perseri kryesojne gati 8 pike ndaj konservatoreve greke, sipas sondazhit qe publikon gazeta “To Vima” e se dieles. Nderkohe mediat greke akuzojne kanalin britanik BBC per menyren se si ka sajuar hedhjen e kepuces ndaj kryeministrit Papandreu. Sipas gazetes “Proto Thema”, anetaret e partise Balli Patriotik Kombetar, kishin lajmeruar qysh me pare kanalin per cfare do ndodhte dhe operatori i tij ka qene i vetmi qe ka fiksuar pamjet, qe me vone kane bere xhirron e botes.
Top Channel