Serbi, 9 të akuzuar për masakrën e Qyshkut
11/09/2010 14:20
Prokuroria për krimet e luftës në Serbi ka ngritur aktpadi ndaj nëntë ish-paraushtarakëve, të akuzuar për vrasjen e rreth 40 shqiptarëve në fshatin Qyshk.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat serbe, sipas të cilave prokurori i cështjes i ka cilësuar veprimet e të pandehurve si “të dhunshme dhe të pamëshirshme”.
Sipas burimeve, 9 paraushtarakët pas masakrës, së kryer në vitet 98-99, kanë djegur trupat e viktimave për të bërë të pamundur identifikimin e tyre.
Burimet shtojnë më tej se ata kanë qenë anëtarë të njësitit famëkeq “Cakejtë”.
Top Channel