Sejdiu: Nuk do të ketë bisedime për statusin
10/09/2010 18:20
Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka deklaruar se me Serbinë nuk do të ketë më bisedime për çështjen e statusit. Ai ka theksuar gjithashtu se së shpejti “do të ketë njohje të reja për Kosovën”.
“Me Serbinë nuk do të ketë më bisedime për çështjen e statusit, por vetëm për ato ekonomike apo integrimin euroatlantik, si dy shtete sovrane”, është shprehur Sejdiu.
“Rezoluta ishte një mbështetje e fuqishme për Kosovën. Ajo gjithashtu do të nxjerrë Serbinë nga kriza ku është përfshirë”, shtoi Sejdiu.
Top Channel