Byhler: Vendimet e KFOR, në bazë të situatës
08/09/2010 17:45
Komandanti i trupave paqeruajtëse në Kosovë, gjenerali Erhard Byhler ka deklaruar se cdo vendim i ardhshëm mbi strukturën e KFOR-it do të merret në bazë të analizave ushtarake dhe situatës në terren.
Byhler e bëri deklaratën e tij gjatë një takimi me anëtarin e komisionit ushtarak në Parlamentin gjerman, Helmut Konigshaus.
Komandanti ka vlerësuar se situata e sigurisë në rajon është e qetë dhe e qëndrueshme, por ka nënvizuar se veriu i Kosovës mbetet sfida më e madhe për KFOR-in.
Top Channel