Bakteret “vrasëse” alarmojnë shkencën

08/09/2010 17:10

Bakteret kanë filluar të “terrorizojnë” qarqet shkencore, duke vënë në pah mangësitë e dukshme në fushën e shpikjes së antibiotikëve.

Mikrobet rezistente janë vënë re në shumë raste në Indi dhe Pakistan, ndërsa për ta është filluar të flitet shpesh edhe në Europë. Nuk i ngjan virusit HIV dhe as gripit të derrave sepse është thjesht një bakter, por “vrasësi” merr rëndësi të madhe për shkëncën, pasi deri tani nuk ka asnjë antibiotik që ta shkatërrojë sepse shkencëtarët nuk kanë shpikur asnjë të ri kohët e fundit.

“Nuk shpikim antibiotikë prej dekadash. Bakteret me kohën mësojnë si të përballen me antibiotikët e vjetër. Pasojat janë të thjeshta; rrezikojmë të kthehemi 100 vjet pas, në epokën e Fleming kur ai zbuloi penicilinën”, shprehet Otto Cars në konferencën “The global need for effective antibiotics”. Ky konstatim është publikuar në revistën “The Lancet”, ku theksohet se në Indi dhe Pakistan janë zbuluar qindra pacientë të infektuar me viruse të paidentifikuar që kanë një gen që prodhon enzimë, të quajtur Ndm-1.

Ky gen është i aftë të shkatërrojë cdo lloj ilaci që duhet ta vrasë. “Në të vërtetë ekzistojnë dy lloj ilacesh që mund ta vrasin por njëri është toksik për veshkat dhe tjetri mund të shkaktojë infeksione të mëdha”, shton Cars. Në vetvete, Ndm-1 nuk është një gen i rrezikshëm. Deri tani në Europë ka shkaktuar një viktimë por nëse përhapet në baktere të tjerë nuk ka asgjë që mund ta ndalojë. Trupi i njeriut bën një seleksionim natyror. Antibiotikët shkatërrojnë pjesën më të madhe të bakterieve por lënë të gjallë bakteriet rezistentë që riprodhohen dhe i japin jetë një gjenerate të re. Vetë Fleming deklaroi në vitin 1945: “Nuk është e vështirë që mikrobet të mësohen dhe t’i rezistojnë penicilinës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA