Ministria maqedonase e Drejtësisë po zvarrit përgjigjen ndaj kërkesës së bërë nga homologët kosovarë për nisjen e hetimeve mbi ekzistencën e një varri masiv, që dyshohet se përmban trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

Një zyrtar i Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë ka deklaruar për mediat lokale se Shkupi zyrtar është ende duke e shqyrtuar kërkesën për një hetim të përbashkët.

Por, sipas tij, përgjegjës këtu është ministri 73 vjecar Mihajllo Manevski, i cili po e zvarrit qëllimisht cështjen.

“Deri tani kërkesaj jonë nuk është shqyrtuar dhe nëse nuk do të bëhen presione, ministri Manevski dhe institucionet e tjera do ta zvarrisin atë”, ka deklaruar zyrtari kosovar.

Top Channel