
Numri dy i misionit EULEX, Andy Sparks ka deklaruar se Prishtina dhe Beogradi nuk mund të bisedojnë më për cështjen e statusit.
Sipas Sparks, statusi është tashmë një cështje e zgjidhur dhe ndërkombëtarët do të luftojnë për të mbrojtur integritetin territorial të Kosovës.
“Qëndrimi ynë i fuqishëm është se Kosova është e pavarur dhe sovrane. Në këtë drejtim, ne do të mbrojmë integritetin territorial të saj”, ka pohuar Sparks.
Ai ka theksuar se askush nuk kërkon nga Serbia që të njohë tani Kosovën, por ka nënvizuar se dy vendet duhet të bashkëpunojnë për cështjet teknike.
Përsa i përket autonomisë së diskutuar të serbëve në veri të Kosovës, Sparks ka shtuar se plani i Ahtisarit siguron të gjithë autonominë e nevojshme.
Top Channel