Mospasja e  një prefiksi të telefonisë fikse dhe atij mobile si dhe pamundësia për të shtrirë sinjalin në gjithë territorin e Kosovës, rrezikon privatizimin e PTK-së duke ulur ndjeshëm vlerën e saj. Ky është qëndrimi i deputetëve opozitarë në Kosovë ndaj privatizimit të PTK-së.

“Qeveria nuk e di se çfarë do t’i garantojë investuesit kur qeveria nuk ka kodin e telefonisë mobile dhe fikse. E dimë që Kosova funksionon me dy kode të huaja”, është shprehur Myzejene Selmani, deputete e AKR-së.

“Interesi i investuesve potencialë duhet të jetë i tillë që ata dëshirojnë të blejnë PTK-në në tërë territorin e Kosovës dhe në aspektet e aseteve të tjera. Prandaj kuvendi i Kosovës nuk i ka dhënë dritë jeshile”, theksoi Berim Ramosaj, deputet i LDD-së.

Por pavarësisht, kësaj qeveria ka shpallur shprehjen e interesit për privatizimin e PTK-së. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala përmend disa nga investitorët potencialë.

“Operatori që do ta blejë PTK-në, duhet t’i ketë 51 përqind të aksioneve. Deri më tani janë paraqitur operatorët rajonalë, Turkish Telecom, Eras Com, Egjiptas, Eagle Mobile, Cable and Wireles, Monaco”, deklaroi Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave.

Ministri kosovar i Ekonomisë tha se janë korrigjuar vërejtjet e deputetëve dhe strategjia e PTK-së do të kthehet sërish në Kuvend. Sa i përket ofrimit të garancive për investuesin, ministri tha se qeveria e ka mbështetjen e partnervë ndërkombëtare për këtë çështje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA