Bosnjë, hapet fushata elektorale
06/09/2010 17:30
Në Bosnje-Hercegovinë ka filluar fushata elektorale për zgjedhjet e 3 tetorit ku do të marrin pjesë 39 parti, 11 koalicione dhe 13 kandidatë të pavarur.
Rreth 3 milionë votues do të zgjedhin mes 8149 kandidatëve (63% burra dhe 37% gra).
Në këto votime do të caktohen anëtarët e presidencës boshnjake, deputetët e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit, presidenti dhe zëvëndëspresidenti i Republikës Srpska, deputetët e saj, anëtarët e federatës kroato-myslimane dhe përfaqësuesit e 10 këshillave të federatës.
Top Channel