Në katedralen “Nënë Tereza” në qendër të Prishtinës u mbajt aktiviteti final për inaugurimin e saj, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut.

Për këtë rast, në Meshën e Shenjtë erdhën shumë njerëz nga të gjitha anët e Kosovës dhe më larg.
            
“Nëna Tereza arrin majat e kontributit personal për të shprehur dashurinë dhe veprën ndaj të varfërve, të braktisurve, të mjerëve, e të lënëvë pas dore”, tha në fjalën e tij Imzot Zef Gashi, i dërguari i Papës Benedikt XVI.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i nxitur nga humanizmi i Nënë Terezës kërkoi që të ruhet toleranca ndërfetare.
 
Ndërsa, i pari i Bashkësisë Islame të Kosovës, çmoi lartë vullnetmirët, dhe u bëri thirrje qeveritarëve që të ndjekin shembullin e presidentit amerikan Obama, për ndërtimin e një xhamie përballë Katedrales.
             
Por, ndërtimi i katedrales në qendër të Prishtinës, ku më herët ishte gjimnazi “Xhevdet Doda”, vazhdon të mos u pëlqej disave.
 
Hapësirat e pamjaftueshme në xhami, për të kryer ritet fetare bëri që një grup të rinjsh të vendosin në disa pjesë të Prishtinës thirrjen drejtuar qeveritarëve për ndërtimin e një xhamie të madhe në kryeqytet.
             
“Edhe ne kemi dëshirë ndërtimin e një xhamie më të madhe, për t’u falur. Si organizatë, edhe duke parë mendimin e shumicës së qytetarëve vendi ku është ndërtuar katedralja është jo i duhur. Por, nuk jemi kundër ndërtimit të një Katedraleje, pse jo në periferi të Prishtinës”, deklaron Driton Sylejmani kryetar i OJQ-së, “Rinia Jonë”.        
 
Sipas tij ndërtimi i një xhamie të madhe do të ndihmonte shumë besimtarët e kësaj feje për kryerjen e obligimeve fetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA