
Pas një sërë kritikash se ka thyer protokollin mbretëror, libri “A Journey” (Një udhëtim) i ish kryeministrit britanik Tony Bler është kritikuar edhe nga ish-gjenerali Mike Jackson i cili udhëhoqi trupat britanike në Kosovë.
Në një intervistë për gazetën “The People” ish-gjenerali thotë se faktet e publikuara në libër nga Bler për Kosovën nuk janë të sakta.
Bler në kapitullin për Kosovën shkruan se ishte ai që parandaloi një luftë të tretë botërore duke i telefonuar gjeneralit Jackson ku i kërkoi mos t’i bindej urdhërit të amerikanëve për të sulmuar rusët.
Sir Mike Jackson i ka treguar gazetës “The People” se ai personalisht nuk është telefonuar direkt nga Toni Bler, por nga një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.
Për t’u siguruar që kjo telefonatë nuk është bërë nga Toni Bler gjenerali thotë se ka biseduar me ndihmësin e tij nënkolonelin James Evarld, i cili ka konfirmuar se një telefonatë e tillë nuk është bërë nga ish kryeministri.
Në vitin 1999 kur komandanti trupave amerikane Wesley Clark urdhëroi gjeneralin britanik të bllokonte një rrugë që të çonte për në Prishtinë nga ku do të kalonin trupat ruse për t’i ardhur në ndihmë trupave serbe.
Gjenerali Sir Mike Jackson rikujton se ai këtij urdhëri iu përgjigj duke thënë se nuk kishte ndërmend të fillonte një luftë të tretë botërore për ata.
Pas luftës Sir Mike në librin e tij me kujtime nuk e përmend të ketë marrë një telefonatë nga Toni Bler ku është folur për këtë çështje.
Në libër Bler shkruan: “Unë isha komandandi përgjithshëm dhe Mike më tha se urdhëri është urdhër. Çfarë të bëj. Pasi më tha se ishte e pallogjikshme të sulmonim rusët i thashë të qëndronin të qetë dhe mos t’i bindeshin urdhërit”.
Duke vijuar shpjegimin për këtë vendim delikat, Bler në libër thotë se ai edhe sot kur e çon në mendje atë rrethanë dhe nëse do të kishte dhënë urdhër për të vepruar kundra rusëve, vallë çfarë mund të kishte ndodhur?
Pretendimeve të gjeneralit nëpërmjet një zëdhënësi të Toni Blerit i ka dhënë të drejtë duke deklaruar: “Nëse gjenerali thotë se atë bisedë nuk e kam kryer më atë, atëherë duhet të ketë qenë me dikë tjetër”.
Top Channel