Ministri kosovar i Ekonomisë, Ahmet Shala ka deklaruar se Serbia dhe Bosnja po bëjnë një luftë tregtare ndaj Kosovës.

Shala ka kërkuar nga BE dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar që të mos e tolerojë bllokadën që këto dy vende po u bëjnë produkteve kosovare.

“Ne e lejojmë hyrjen e produkteve serbe në Kosovë pasi duam t’i tregojmë komunitetit ndërkombëtar dhe serbëve se nuk besojmë që një sjellje e tillë ndihmon ndonjërën palë”, ka pohuar Shala.

Ministri ka shtuar më tej se vulat e institucioneve të Kosovës që nuk pranohen nga Serbia njihen nga të gjitha vendet e BE, edhe ato që nuk e kanë njohur pavarësinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA