
Ka shumë mundësi që dosjet e shërbimit sekret serb të hapen dhe publiku të mund të njihet me to.
Përfaqësues të opozitës kanë bërë gati një draft ligjor që më parë pritet të vlerësohet edhe nga sherbim sekret. Propozimi ka ardhur nga Vuk Drashkoviç, një ndër liderët opozitarë kundër Sllobodan Millosheviçit dhe Lëvizja Serbe e Ripërtëritjes.
Nëse ligjit miratohet atëherë gjithësecili do të mund të mësojë se kur dhe përse është përgjuar. Pika e nxehtë e debatit mbetet kërkesa për publikimin edhe të emrave të agjentëve.
Sipas propozimit të opozitës pritet të hapen dosjet nga viti 1944 deri në kohët tona. Nëse hapja do të ndodhë, ajo do të ishte zbardhja e dosjeve sekrete më të mëdha në rajon, pasi në Beograd ndodhen edhe dosjet e ish-Jugosllavisë, 7 shteteve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Top Channel