Rekordi, do skuqë patate për 83 orë

04/09/2010 10:55

Në botë thyhen gjithëfarëlloj rekordesh me qëllim për t’u bërë njerëzit më të famshëm.

Kësaj radhe pronari i një dyqani prodhimesh të skuqura i ka vënë detyrë vetes që të skuqë patate për 83 ore rresht me qëllim që të thyejë rekordin e një britaniku në vitin 1887 që bëri këtë veprim për 72 orë pa ndërprerje.

Pronari i dyqanit, belgu Chris Verschueren, 52 vjec i është futur punës dhe pushon vetëm 5 minuta cdo orë për të qenë i freskët.

Gjysma e të ardhurave nga fitimet do të shkojë për një spital fëmijësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA