Nju Jorku fik dritat për të shpëtuar zogjtë
03/09/2010 10:05
Një numër në rritje i gratacelave të Nju Jorkut po fikin dritat e tyre për të ndihmuar në reduktimin e rasteve të zogjve që përplasen me ndërtesat e larta.
Operacioni, i koduar me emrin “fikja e dritave”, do të zgjasë deri më 1 nëntor, kur zogjtë shtegtarë pritet të përfundojnë udhëtimin e tyre të vjeshtës.
Ndërtesat e “Empire State” dhe “Chrysler” janë mes gratacelave që kanë fikur dritat.
Rreth 90 mijë zogj vdesin cdo vit në metropolin amerikan për shkak të përplasjes me xhamat e ndërtesave.
Organizatorët e iniciativës, e cila ka hyrë në vitin e pestë, deklarojnë se dritat e forta corientojnë zogjtë shtegtarë dhe dobësojnë sensin e tyre të udhëtimit.
Top Channel