Tre vrasje të ndodhura në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë tronditur kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.

Një person i armatosur ka hyrë në një restorant në lagjen e Aeroportit të Shkupit dhe ka hapur zjarr ndaj tre personave që po darkonin në të njëjtën tavolinë.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, autori i krimit është arrestuar nga policia, e cila ka sekuestruar edhe armën e krimit, një automatik i tipit kallashnikov, të cilin ekzekutuesi e kishte hedhur gjatë arratisjes.

Policia lokale dyshon se vrasja ka motive kriminale, duke qenë se një nga viktimat ishte i afërm i një prej truprojave të kryeministrit Gruevski, një tjetër punonjës i policisë dhe tjetri eksponent i krimit të organizuar që vepron në Evropën perëndimore.

Top Channel