Lojërat për trurin nuk mbrojnë nga Alzhajmeri

03/09/2010 10:30

Lojërat stërvitëse të trurit për të mbajtur mendjen e freskët, si p.sh sudoku dhe lojërat formuese, nuk ndalojnë Alzhajmerin, por fshehin disa nga simptomat e kësaj sëmundje.

Në rast se njeriu preket nga sëmundja e rëndë, atëherë zhvillimi i saj është i menjëhershëm.

Kështu thuhet në një kërkim publikuar në revistën “Neurology”. Studimi është kryer nga Robert Wilson dhe kolegët e Rush University Medical Center në Chicago duke marrë nën vëzhgim 1157 persona me moshë mbi 60 vjec për një kohë prej 12 vjetësh.

Duke përdorur një shkallë më pesë pikë, kërkuesit kanë klasifikuar të gjithë subjektet në bazë të aktivitetit të trurit që bëhej me anë të lojërave të ndryshme.

Nga rezultatet u pa se ata që u prekën nga Alzhajmeri, patën zhvillim të menjëhershëm të sëmundjes ndërsa për disa kohë simptomat iu fshehën.

Top Channel