Ministri cek i Mbrojtjes, Aleksandar Vondra ka deklaruar se do t’i propozojë Parlamentit të vendit të tij reduktimin e trupave që ndodhen në Kosovë nga 550 në 90.

Kështu, duke filluar nga muajit tetor Cekia do të ketë në Kosovë vetëm 80 ushtarë, ndërsa 10 të tjerë do të jenë rezervistë në Ceki, gati për të ndërhyrë në rast nevoje.

Propozimi i Cekisë vjen pas 11 vjetësh prani ushtarake në veri të Kosovës, ku vepronte në një batalion të përbashkët me Sllovakinë.

Top Channel