Kompletohet harta e ADN-së së sfungjerit

02/09/2010 11:05

Është plotësuar harta e ADN-së së sfungjerit, një prej organizmave të gjallë më antik.

Pasojat e kërkimit janë të rëndësishme për të kuptuar si evolucionin ashtu edhe biologjinë e tumoreve.

Harta e publikuar në “Nature”, përshkruan gjenomin e një prej degëve më primitive të botës së kafshëve.

Të njohësh AND-në e këtyre gjallesave është e nevojshme për të identifikuar ndryshimet gjenetike që kanë shënuar kalimin nga njëqelizoret tek shumëqelizorët.

Top Channel