Shkup, BE përshëndet fundin e bojkotit
01/09/2010 16:15
Delegacioni i BE-së në Maqedoni përshëndeti sot vendimin e opozitës për t’u rikthyer në Parlament për takimet bashkërenduese.
Ky vlerësim i zyrtarëve evropianë erdhi pas vendimit të partisë më të madhe opozitare, LSDM, e cila u tërhoq nga kërkesat e saj.
“Inkurajojmë të gjitha partitë politike që të punojnë në frymën e konsensusit me qëllim që të ballafaqohen me të gjitha çështjet e hapura”, thuhet në reagimin e delegacionit të KE-së.
LSDM vendosi të heqë dorë nga kërkesa për formimin e komisionit parlamentar për kontrollin e shpenzimit të parave të qytetarëve.
Top Channel