Peru, vijat “Nazca”, shenja për burime uji

01/09/2010 11:00

Njerëzimi ka zgjidhur ndoshta një nga pikëpyetjet më të mëdha të asaj cfarë na ka trasheguar toka jonë.

Vijat misterioze të “Nazca”-s datojnë 300 vjet para Krishtit, dhe gjenden në Perunë jugore. Bëhet fjalë për rreth 13 mijë vija që formojnë 800 figura të cilat përfaqësojnë kafshë dhe stile të vecanta. Këto figura mund të shihen të plota vetëm nga ajri dhe që prej zbulimit të tyre në vitin 1927 shumë njerëz kanë hedhur hipoteza të ndryshme ku mbizotëron ajo e krijimit të vijave nga jashtëtokësorët.

Edhe sot nuk është ende e qartë ideja dhe prejardhja e këtyre vijave mistike që sipas astrologëve, përkojnë me kostelacione të caktuara yjore. Një tjetër hipotezë thotë se ato janë vizatuar për të pritur zotat në Tokë. Por kohët e fundit, kërkuesi amerikan David Johnson ka arritur ne perfundimin se këto vija janë pika lidhëse për kalimin e ujit. Ai shprehet se vijat peruviane formojnë një hartë të madhe uji nëntokësor.

Johnson shton se banorët e asaj kohe kanë pasur eksperiencë të mjaftueshme për të gjetur rrugët e ujit nën malet e shkreta. Hipoteza e lidhjes së figurave me ujin është mbështetur edhe nga Instituti Arkeologjik Gjerman. “Eshtë shumë e mundur që vijat të shërbenin si një lloj gjuhe për të komunikuar që tregon se ku ndodhen puset e ujit”, thekson Johnson. Sipas tij, në pjesët e trapezoidëve do të thotë se ka një pus, ndërsa rrathët identifkonin burimet e nëndheshme. Kolibri identifikon gjithashtu një pus të madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA