New York, vajza e Giulianit dënohet për vjedhje

01/09/2010 12:50

Drejtësia amerikane nuk e zbut dorën pasi ligji është i njëjtë për të gjithë.

Këtë më mirë se kushdo e kupton vajza e ish kryebashkiakut të New York, Rudolph Giuliani, e cila është denuar pasi u shpall fajtore për vjedhje produktesh kozmetike në një dyqan. 21 vjecarja Caroline Giuliani është dënuar me një ditë punë të detyruar në shërbimet sociale.

Rastësi apo paradoks, por është e vërtetë që Rudolph Giuliani u njoh në vitet ’90 për “tolerancën zero” ndaj krimit. “Qëndro larg telasheve dhe përpiqu të mos arrestohesh sërish” e këshilloi gjykatësi vajzën pasi lexoi vendimin. Studentja e Harvardit u kap duke vjedhur në një parfumeri në Manhattan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA