Sekretet për të qenë i lumtur

31/08/2010 09:00

Cfarë është lumturia dhe si mund ta përfitojmë? Këtë cështje e rihap “Financial Times” dhe nuk bëhet fjalë për këshillat e zakonta se si mund të jetohet më mirë. E përditshmja e rëndësishme ka dhënë përgjigje në mënyrë shkencore, duke përllogaritur impaktin emotiv për ngjarje të vecanta, gjatësinë dhe cilësinë e këtyre ndjesive.

Studiuesit duke folur për ‘Financial Times’ kanë hartuar një klasifikim prej shtatë pikash për të parë cilësine e disa ndodhive në jetë.

Paratë– Shumë thonë se paratë nuk janë gjithcka. Ama ka shumë të tjerë që me para mund të blejnë lumturinë e tyre dhe sasitë e mëdha monetare mund t’i sjellin një status tjetër në shoqëri.

Miqtë– Shumë më të rëndësishëm se sa paratë duket se janë miqtë. Njerëzit gëzohen të kenë pranë tyre miq dhe janë të lumtur të kalojnë me ta orë të këndshme.

Fitimi i llotarisë– Studiuesit thonë se njerëzit lumturohen mjaft kur fitojnë para papritur. Sidomos kur ata fitojnë në llotari shuma, për të cilat duhet të punonin për vite me radhë.

Humbja e vendit të punës – Të humbasësh punën është një prej eksperiencave më të këqija në jetë. Por kush është i papunë- sipas studimit- do ta ndajë keqardhjen e tij pikërisht me të papunët e tjerë dhe do të kuptojë se nuk është i vetëm e se shumë të tjerë janë si ai.

Miqtë e shëndoshë– Kur personat e tjerë rreth teje janë të shëndoshë, nuk ka arsye se përse duhet të luftosh shumë për të qenë i dobët, kështu rrjedhimisht je më i lumtur.

Divorci-
Momenti më i keq për burrat është viti para divorcit, ndërsa për gratë kjo periudhë nis dy vite para divorcit. Lumturia e të dy palëve kthehet kur divorci realizohet dhe secili shkon në drejtimin e tij.

Lumturia është ngjitëse– Nëse një mik pranë teje është i lumtur, atëherë lumturia jote rritet automatikisht me 25 përqind.

Top Channel