Party më antik? 11.5 mijë vjet më parë

31/08/2010 20:55

Kush mendon se festat mundane apo party-t në orët e vona të natës është një fenomen i kohëve tona, gabohet.

“Gjahtarë ditën e qejfllinj natën”, kështu mund të përkufizohen njerëzit primitivë, të cilët ashtu si ne, festonin, edhe pse me breshka apo mish në vend të shampanjës. Për të përgatitur ushqimin nevojiteshin shumë ditë dhe qindra kile mish.

Këto prova i kanë zbuluar arkeologët në gropën e Galileas ku sipas përllogaritjeve, në pary kanë marrë pjesë rreth 35-40 njerëz. Party primitiv u ndërtua në kompjuter nga University of Connecticut dhe ai i Jeruzalemit.

Sipas të dhënave, ngjarja daton 11.500 vjet më parë. Gjithsesi, arsyeja pse festa mendohet se u organizua, nuk ka shumë lidhje me gëzimin, pasi bëhet fjalë për vdekjen e një gruaje te moshuar. “Festat në ate kohë zhvilloheshin për të konsoliduar marrëdhëniet mes individëve dhe për të integruar komunitetin”, shprehet një prej arkeologëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA