Kur “qëndisen” muret e Tiranës

31/08/2010 18:55

A ka një vend ku mund të shprehësh cdo mendim duke ruajtur anonimatin, duke shmangur censurën dhe duke qënë autentik? Muret e Tiranës janë përgjigja më e mirë për këtë pyetje.

Muri përballë shtëpisë, punës apo shkollës, është mënyra me e mire për të shprehur atë që njerezit nuk kanë guxim ta thonë me fjalë. Zemra të vizatuara, emra të dashuruarish, cdo ditë e më shumë ky fenomen po masivizohet. Këtë prirje të të rinjve e shpjegon edhe Sidriti, grafist profesionit.

“Moshat e reja zakonisht nuk japin mesazhe. Ndërsa ata që kanë filluar që të vegjël shohin dicka që e pëlqëjne dhe e kopjojnë. Aty fillon ndryshimi nga ajo që i thonë zhgarravinë tek ajo që ka më shumë art. Me kalimin e moshës bëhet reklamë e vetvetes ose e asaj që do të tregosh””, shprehet Sidriti.

Të shkruarit nëpër mure është një fenomen që ka prekur zonat e brendshme të kryeqytetit pasi në godinat e rrugëve kryesore, ndodh “Fenomeni i Rozafës” ku natën vizatohet e ditën fshihet nga punonjësit e bashkisë. Të rinjtë kryeqytetas kanë aq shumë për të shkruar saqë sasia e teksteve që stampojnë cdo natë është shumë e madhe.

Ekspertët e fushës thonë se mesazhet e dashurisë apo të shkruarat e tjera, mund të luftohen vetëm me mjete të sofistikuara sepse agjentët atmosferikë nuk kanë efekt mbi to.  

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA