Procesi i divorcit me bashkëshortin, Neda Balluku: Duhen vite për të marrë këto vendime
Edhe El Nino, një nga fenomenet më të fuqishëm natyrorë të Tokës, po ndryshon pamje, ndoshta kjo për shkak të ndryshimeve klimaterike.
Këtë zbulim e ka bërë NASA pasi ka monitoruar me satelitë shfaqjet klimetarike duke filluar që nga viti 2010. Ky është një fenomen klimaterik që verifikohet në Oqeanin Paqësor me një mesatare prej 5 vjetësh. Kjo do të thotë ngrohje e ujërave të paqësorit qëndër-lindor dhe shoqërohet në të njëjtën kohë me ndryshime presioni në atmostefën e paqësorit qëndër-perëndimor.
Kjo shkakton dallgë të mëdha në pjesën perëndimore të SHBA-së dhe në Australi. Ajo cka e bën më të ndryshëm fenomenin gjatë viteve të fundit është se ujërat më të ngrohta janë spostuar në zemër të Oqeanit Paqesor, duke iu larguar lindjes.
“Që nga viti 1982 e mbajmë nën kontroll temperaturën e gjithë oqeanit dhe kemi zbuluar se gjatë kohëve të fundit, El Nino është dyfishuar në Paqësorin qëndror”, shprehet Tong Lee nga Jet Propulsion Laboratory.
Top Channel