Arktik, Greenpeace ndalon platformën e naftës

31/08/2010 17:20

Aktivistët e shoqatës Greenpeace kanë arritur të hipin në platformën e naftës “Stena Don” që ndodhet në ujërat e Groenlandës duke injoruar forcat militare daneze.

Sipas informacioneve, 4 eskpertët e Greepneace kanë arritur të bllokojnë punën e naftënxjerrëses, duke shkaktuar kështu të parin incident të këtij lloji.

“Kompanitë e nxjerrjes së naftës duhet të qëndrojnë larg nga Arktiku sepse platforma të tilla mund të përshkallëzojnë “luftën” në të ardhmen për të nxjerrë naftë nga kjo zonë duke vënë në rrezik ekosistemin global. Katastrofa e Gjirit të Meksikës na ka treguar se prej kohësh duhej të ishim liruar nga skllavëria ndaj naftës”, shprehet Giorgia Monti, përgjegjëse e fushatës detare të Greenpeace.

Më tej ajo shton se nëse aktivistët do vazhdojnë kontrollin, atëherë kompania britanike “Cairn Energy” nuk do arrijë të përfundojë eksplorimin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA