Bille Eilish nuk e lënë të qetë as me pushime, fotografohet në Los Angeles me veshje sportive dhe pa grim (Foto)
Për herë të parë në SHBA do të nisin të testohen qelizat staminale për eficencën e tyre në embrionet njerëzore.
Pas shumë viteve pritje, Geron Corp ka marrë dritën jeshile të qeverisë për të testuar këtë metodë tek njerëzit pjesërisht të paralizuar. Kërkuesit e shoqërisë kaliforniane do injektojnë staminale tek pacientët me dëme të pjeshme por edhe tek ata që kanë pësuar fraktura të mëdha në shtyllën kurrizore.
Thomas B. Okarma, presidenti i shoqërisë Geron ka deklaruar në “Washington Post” se është shumë optimist për këtë projekt. “Nëse kemi të drejtë do revolucionarizojmë terapitë e shumë sëmundjeve kronike”, shprehet ai.
Por nga ana tjetër, ka edhe nga ata që nuk kanë të njëjtin optimizëm edhe pse shpresojnë në realizimin e projektit. “Kemi nevojë të mësojmë dëshpërimisht se si sillen këto qeliza tek njerëzit“, shprehet John Gearhart, një pioner i staminaleve nga University of Pennsylvania. Ai nuk fsheh as mundësinë e rreziqeve të mëdha. “Po injektojmë qeliza që do kthehen në tumore? Do qëndrojnë aty ku do t’i vendosim dhe do bëjnë atë që duam? Këtë do na i tregojë vetëm koha”, përfundon Gearhart.
Top Channel