Kinë, 17 mijë aplikime për të ruajtur pandat

28/08/2010 11:35

Mbi 17 mijë kandidatë garojnë për 6 vende pune si roje në një rezervat pandash në Kinë.

“Projekti panda” eshtë krijuar nga organizata kineze Cia dhe World Wildlife Found (Wwf). Fituesit mund të marrin pjesë për një muaj në studimet për kafshën e rrallë dhe ambientin ku ajo jeton, ne malet Chengdu që ndodhen në provincën e Sicuanit.

Kandidatët vijnë nga e gjithë bota pasi përvec kinezeve ka edhe holandezë, afrikano-jugorë dhe japonezë. Një grup ekspertësh do zgjedhin 12 finalistët, gjysma e të cilëve do të fitojnë.

Regjistrimi do qëndrojë i hapur deri në 6 shtator. Në të gjithë botën jetojnë 1600 panda, 300 prej të cilave në kushte të këqija. Pjesa më e madhe e këtyre kafshëve ndodhet në Kinë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA