Vrapi vë në lëvizje edhe trurin

27/08/2010 16:10

Të zhvillosh një aktivitet të thjeshtë sportiv ndihmon jo vetëm trupin por edhe trurin.

Gjithcka që nevojitet është 40 minuta vrap në javë dhe gjithcka do funksionojë në perfeksion edhe në kokën tuaj. Studimi është publikuar në revistën “Frontiers in Aging Neuroscience”.

Nëpërmjet rezonancës manjetike janë kontrolluar të dhënat, sipas të cilave, me rritjen e aktivitetit fizik, rritet edhe freskia e shpejtësia e trurit pasi zonat celebrale janë në lëvizje.

Kjo është provuar tek disa të moshuar, ku ata që ecnin për shumë minuta gjatë ditës, kanë pasur rezultate më të mira se ata që kryeinin ushtrime në kushtet e shtëpisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA