Vestervele, thirrje nga Prishtina për njohje të pavarësisë

27/08/2010 17:35

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervele, i cili ndodhet për një vizitë në Kosovë në kuadër të turit të tij në rajon,  bëri thirrje nga Prishtina për njohje të mëtejshme të pavarësisë së Kosovës. (UPDATE)

Kryediplomati gjerman u shpreh pas takimit me presidentin Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi, takim ku merrte pjesë edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, se pavarësia e Kosovës tashmë është një fakt dhe se shteti më i ri në Europë gëzon mbështetjen e plotë të Gjermanisë. Vestervele u bëri thirrje vendeve që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, dhe veçanërisht 5 shteteve anëtare të BE-së, që ta ndërmarrin këtë hap sa më parë.

Ndërsa përballë ligjvënësve kosovarë, kreu i diplomacisë gjermane u shpreh se ndryshimet gjeografike në Europë kanë marrë fund me pavarësinë e Kosovës.

Vizita e Vestervelles vjen në një kohë kur rajoni pritet të përballet në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ku pritet të paraqitet një rezolutë serbe e cila kërkon hapjen e bisedimeve për statusin e Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA