Sparkes, kandidat për numri dy të EULEX
27/08/2010 12:10
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Andy Sparkes, i ka gjasat më të mëdha që të emërohet në postin e zëvendësshefi i EULEX-it.
Sipas Telegraf, ambasadori britanik ka qenë një ditë më parë në Bruksel,pikërisht për të diskutuar rreth detyrës së tij të re.
Sparkes është ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, që nga 28 prilli i 2008-s. Ai pritet ta zëvendësojë britanikun tjetër, Roy Reeve që është në Kosovë prej vitit 2007. Ndërkohë, nga tetori, në vend të Iv de Kermabon, shef i EULEX-it do të jetë një tjetër francez, Xavier Bout de Marnhac.
Top Channel