Konkursi, vishet si Hitleri, fiton çmimin e parë

27/08/2010 21:35

Një shkollë katolike në Australi u ka kërkuar falje prindërive të nxënësve të saj, si dhe opinionit publik vendas mbi çmimin e dhënë për një kostum të diktatorit nazist, Adolf Hitler.

Gjithçka nisi kur u mendua të organizohej një konkurs. Të gjithë nxënësve iu kërkua të visheshin si persona të famshëm në histori. Pikërisht një 10 vjeçar i cili kishte zgjedhur të vishej me uniformën tipike të Hitlerit, iu dha edhe çmimi i parë.

Shkolla e të miturve në Perth, emri i së cilës nuk bëhet publik u detyrua të kërkojë falje pas reagimeve të prindërive dhe të shoqatave të ndryshme në këtë qyteti.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta