Kinë, batiskafi arrin në 3.759 m thellësi
27/08/2010 21:40
Batiskafi kinez “Jiaolong” ka arritur thellësinë detare 3.759 metra. Lajmin e bën të ditur gazeta China Daily.
Me këtë arritje, Kina bëhet vendi i pestë në botë pas SHBA-së, Rusisë, Japonisë dhe Francës që arrin të përvetësojë një teknologji të tillë, duke kaluar limitin e 3.500 metrave.
“Jiaolong” është 8.2 metra e gjatë dhe peshon rreth 22 ton. Batiskafi është dizenjuar për të arritur deri në thellësine 7 mijë metra poshtë sipërfaqes së oqeanit.
Top Channel