Diaspora i premton sfidë Facebook-ut

27/08/2010 15:55

Duke filluar që nga 15 shtatori do hidhet në rrjet projekti Diaspora, i ndërtuar nga 4 studentë amerikanë.

Ilya, Raphael, Maxwell e Daniel nga Universiteti i Nju Jorkut e kanë nisur këtë projekt si një lojë mes miqsh pak muaj më parë, në kulmin e kritikave ndaj Facebook për ruajtjen e privatësisë.

Diaspora është një rrjet social i kontrolluar personalisht, në të cilim mund të bësh cfarë të dëshirosh. Gjithcka nisi nga një buxhet 10 mijë euro me të cilin u ndërtuan modalitetet e kodit fillestar dhe deri tani ka arritur të regjistrojë rreth 100 mijë anëtarë, mes të cilëve është edhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg.

Në këtë blog, të gjithë anëtarët mund të komunikojnë pa dhënë detaje rreth të dhenave personale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA