Danimarkë, vektori hapësinor gati për nisje

27/08/2010 20:35

Po afrohet ora e një eksperimenti astronomik të pa provuar më parë nga njerëzit.

Data 30 gusht shënon momentet e fundit të vektorit Heat 1-X në Tokë pasi do të kryhet nisja për në hapësirë nga Danimarka, më saktësisht nga Bornholmi. E vecanta e këtij vektori është fakti se për herë të parë një objekt i tillë nuk është ndërtuar nga një ent hapësinor por nga dora e njerëzve të apasionuar pas astronomisë.

Kristian von Bengtson dhe Peter Madsen me shoqërinë e tyre Copenhagen Suborbitals kanë arritur të finalizojnë projektin pa pasagjerë në bord që do të pasohet nga mjeti Tycho Brahe me një njeri në bord.

Ata e kanë krijuar shoqërinë në vitin 2004 dhe shpenzimet janë mbuluar nga disa sponsorë. Nëse projekti i tytre do të rezultojë i suksesshëm, Danimarka do të jetë vendi i katërt në botë që dërgon njerëz në hapësirë pas Rusisë, SHBA-së e Kinës.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA