Shefi i diplomacisë gjermane Guido Vestervele ka deklaruar sot në Beograd se “harta gjeografike e Evropës Juglindore është e padiskutueshme.

Ai po ashtu ka thënë se ka mundësi për biseda direkte midis Prishtinës dhe Beogradit.

”Do të vijë dita kur përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës do të ulen ndanë një tryeze dhe do të bisedojnë për BE-në. Pajtimi mund të ketë sukses nëse ballafaqoheni me realitetin. Kosova e pavarur është realitet dhe mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e ka konfirmuar atë pa lënë asnjë mëdyshje ”, ka deklaruar Vestrevele në Beograd,bën të ditur RTK.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA