Sindroma Stendal, eksperimenti: Asnje haluçinacion

26/08/2010 17:20

Mijëra persona iu nënshtruan në Firence një eksperimenti që kishte të bënte me impaktin bio-psiqik të artit, e njohur në gjuhën mjekësore si sindroma Stendal.

Në eksperiment morën pjesë mbi 11.200 persona të cilët u vunë para veprës së Luka Xhordanos.

Rezultatet e para të ekipit mjekësor ishin: asnje rast me humbje ndjenjash apo haliçinacion, por mjaft raste me me shtim të rrahjeve të zemrës dhe shpeshtim të frymëmarrjes.

Sindroma Stendal, e zbuluar për herë të parë nga Henri Marie Beile, shkakton frymëmarrje të shpeshta, ankth, rrahje të forta zemre deri edhe haluçinacione kur një person ekspozohet para një vepre të bukur arti, ose para një morie veprash arti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA