Japoni, politikanët do votojnë me celular
26/08/2010 14:45
Në Japoni, politikanët përpiqen t’i shfrytëzojnë sa më shumë ndryshimet teknologjike, duke thjeshtëzuar punën e tyre.
Duke nisur që nga muaji shtator, këshilltarët e asamblesë së një komune në Chiba në periferi të Tokjos, mund të votojnë nëpermjet celularit për vendimet që do merren ne asamble.
Këtë ata mund ta bëjnë nëpërmjet telefonave me sistemin operativ Android të Google. Pasi të formojnë një password-in personal, cdo këshilltar mund të dërgojë votën e tij “pro” ose “kundër”.
Top Channel