Kryeminstri i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas propozimit të grupit ndërkombëtar të krizave për t’i dhënë veriut të Kosovës një autonomi më të madhe, çka sipas tyre do t’i shërbente fillimit të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Kryeministrti Thaçi tha se me Serbinë do të bisedojnë vetëm në cilësinë e shteteve të barabarta.

“Kosova është shtet i pavarur, sovran, me integritet territorial të paprekshëm dhe të njohur ndërkombëtarisht. Në asnjë rrethanë nuk do të ketë kthim mbrapa apo rikujtim te memorieve të së kaluarës. Nuk do të ketë në asnjë rrethanë as këmbim territoresh, as autonomi dhe as biseda me Serbinë për serbët e Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta