Zannier në Beograd, takim me Dacic
25/08/2010 09:25
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannier do të takohet sot në Beograd me zëvendëskryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic, njëkohësisht edhe ministër i Punëve të Brendshme.
Sipas Telegraf, Zannier do të takohet edhe me të ashtuquajturin ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic.
Në njoftimet e bërë për këtë takim, kabineti i Dacicit dhe ai i Bogdanovicit nuk kanë dhënë detaje se për çfarë do të bisedojnë autoritetet serbe me shefin e misionit të OKB-së në Kosovë.
Top Channel