Nikotina, lidhje me kancerin e gjirit

25/08/2010 12:00

Provohet lidhja e nikotinës së cigareve me zhvillimin e kancerit të gjirit. Konfirmimi vjen nga studiuesit e Taipei Medical University në Tajvan.

Kërkuesit analizuan 276 kampione tumoralë për të verifikuar nese receptorët e nikotinës në qelizat e tumorit të gjirit ishin mbinorme, krahasuar me qelizat normale të pranishme.

Rezultati i kërkimit, i publikuar online në ‘Journal of the National Cancer Institute” tregon se nëse ndërprehet marrja e nikotinës ndalohet rritja e masës tumorale,ndërsa konsumimi i duhanit promovon zhvillimin e karakteristikave kanceroze.

Top Channel