Gjermani, operacion i suksesshëm për Steinmeier
25/08/2010 16:15
Përfundon me sukes operacioni për ish ministrin e Jashtëm gjerman dhe kreun e social-demokratëve, Frank-Walter Steinmeier, i cili ka hequr një veshkë për t’ia dhuruar bashkëshortes e cila vuan nga një sëmundje.
Sipas gazetës “Bild”, Steinmeier është në gjendje të mirë shëndetësore dhe të njëjtin shëndet gëzon edhe bashkëshortja, së cilës iu vendos menjëherë veshka e ish kryediplomatit gjerman.
48 vjecarja Elke Buedenbender vuante nga një sëmundje në veshka dhe gjendja e saj ishte rënduar shumë kohët e fundit. Sipas shtypit, Frank-Walter Steinmeier do rikthehet në politikë në muajin tetor.
Top Channel