
Një grua argjentinase ka hequr nga trupi i saj ndoshta kancerin më të madh që është njohur nga mjekësia deri më sot.
54 vjecarja ka hyrë në sallën e operacionit 140 kg dhe ka dalë prej andej me 35 kg më pak, ku 23 kg ishin tumor malinj. Ndërhyrja u krye në spitalin “Gandulfo di Lomas de Zamora” në afërsi të Buenos Aires dhe lajmi është bërë i ditur nga sanitarët e spitalit.
Mjeku Oscar Lopez që udhëhoqi operacionin, shprehet se asnjëherë në karrierën e tij nuk ka parë një gjë të tillë. “Nuk na rezultojnë precedentë të tillë. Masa kishte filluar të zmadhohej dhe kishte arritur përmasat e një fëmije 4 vjecar”, shprehet ai. Sipas analizave, kanceri është një sarkomë dhe ka rrezik të madh metastaze.
Top Channel