SHBA, gjykata bllokon kërkimet për qelizat staminale

24/08/2010 10:55

Një gjykatë federale amerikane ka bllokuar financimet publike për kërkimet e qelizave staminale embrionale.

Ky vendim është motivuar me faktin se studimet nuk garantojnë sigurinë e embrioneve njerëzore. Gjykata ka marrë parasysh padinë e një shkencëtari që kundërshtoi vendimin e administratës Obama për të financuar në këtë fushë shkencore.

Kjo inisiativë mbështetet nga grupe të gjera besimtarësh katolikë, madje vendimi i Obamas ishte kritikuar edhe nga vetë Vatikani. Sipas gjykatëses Royce Lamberth, kërkimi mbi staminalet ndikon qartë në shkatërrimin e embrionit njerëzor. Tashmë pritet që administrata Obama ta cojë cështjen në apel.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA