Serbia ka reaguar ndaj marrjes së komandës së policisë së Kosovës për ruajtjen e kishave dhe manastireve serbe.

Shteti serb ka kërkuar që sa më shumë ushtarë të KFOR-it të jetë e mundur të jenë aty për shkak se incidentet dhe historia mund të përsëriten.

Oliver Ivanovic, sekretari shtetëror i Ministrisë për Kosovën, në qeverinë e Serbisë ka thënë së nuk ka më besim tek politika e Kosovës, pasi ata që kanë djegur kishat serbe në vitin 2004 janë ende në liri.

Nëse kishat ruhen nga policia e Kosovës, sulmuesit mund të jenë të stimuluar që të sulmojnë sërish.

Ai ka akuzuar NATO-n që ka sjellë një vendim të tillë për arsye politike dhe për shkak së ekziston nevoja për ushtarë në vende të tjera si Afganistani dhe Iraku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA