Projektrezoluta e paraqitur nga Serbia është futur në rend dite për shqyrtim në fillim të shtatorit. Lajmin e bën të ditur RTK, duke iu referuar njoftimit të zëdhënësit të presidentit të Asamblesë së Përgjithshme.

“Projekt-rezoluta është caktuar të shqyrtohet më 9 shtator, mirëpo, kjo datë mund të ndryshojë””, tha zëdhënësi.

SHBA-të kanë deklaruar se mendimi këshilldhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë ka përforcuar në mënyrë të vendosur qëndrimin se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i nxisin ato shtete që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të ndërmarrin këtë hap.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA